Flash

Raiola denoncon Brescia, FIGC nis hetimin: “Nuk i kanë bërë tampon Balotellit”

Lapsi.al 12 June 2020
Raiola denoncon Brescia, FIGC nis hetimin: “Nuk i kanë bërë

Raiola denoncon për mungesën e kryerjes së tamponit për Mario Balotelli nga ana e Brescias. Sulmuesi i ka postuar fjalët e thëna nga menaxheri i tij, në profilin e tij në Instagram e prokuroria e Figc, sipas asaj që bën të ditur Ansa, ka zgjatur edhe për nesër inspektimin në qendrën sportive të klubit, ndërsa kanë dëgjuar edhe mjekun social.

Situata bëhet gjithnjë e më e tensionuar mes sulmuesit, që dje vuri para përgjegjësisë shoqërinë për mungesën e pagës së marsit, e klubit të Cellino. Mino Raiola, menaxheri i SuperMario ndërhyri në këtë cështje, duke nxitur edhe hetimin e Federatës italiane të Futbollit: "Po e diskriminojnë. Brescia e lë të stërvitet vetëm në orën 19. Mua më rezulton – ka thënë Raiola –, se Brescia është e vetmja shoqëri e Serie A që nuk i ka bërë ende tamponin një lojtari të saj. Kanë diskutuar për javë për protokollet mjekësore e tani i lejohet një shoqërie ti injorojë për të lënë në shtëpi një futbollist. Për të goditur një vihet në rrezik e gjithë skuadra".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI