Flash

"Lojtarët ishin 70 ditë në divan, Douglas e zëvendësova nga frika”, Sarri mbulohet me 30 minuta lojë

Lapsi.al 13 June 2020
"Lojtarët ishin 70 ditë në divan, Douglas e

Pas 0-0 kundër Milan që i dhuroi Juventus finale e Kupës së Italisë, Maurizio Sarri është i kënaqur përgjysëm nga përfaqësimi i bardhezinjve. "Kam mbetur i befasuar e i kënaqur nga 30' minutat e para, kemi qarkulluar topin me shpejtësi të madhe e po e dominonim ndeshjen – shpjegoi tekniku -. Pastaj ramë si në ritëm ashtu edhe në intensitetin mental. Humbën kthjelltësinë e i besuam veprimeve individuale".

"Ronaldo ishte i pafat tek penalltia, pastaj gabimi ndoshta i ndikoi mentalisht në përfaqësim. Nuk është mësuar të gabojë. I kërkova të luante në qendër dhe ai pranoi – vazhdoi Sarri -. Bëri shumë mirë në 30 minutat e para, pastaj vuajti si të tjerët. Bëri ndeshjen që mund të bënte në këtë moment. Futbollistët kanë qenë 70 ditë në divan e ti kthesh në eficencë fizike e mentale nuk është as e thjeshtë e as automatike”.

Në fund, Sarri ka bërë një vlerësim edhe për provën e Douglas Costa: "edhe kur e zëvendësova mu duk një nga më aktivët. Ishte një zëvendësim nga frika. Preferova të mos rrezikoja. Që kur është stërvitur me vazhdimësi, po rritet e përmirësohet në kondicion. Eshtë një lojtar që mund të bëjë diferencën".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI