Flash

Video/ Georgina luan me fjalët: “Ronaldo më mund shumë gola me zero"

Lapsi.al 13 June 2020
Video/ Georgina luan me fjalët: “Ronaldo më mund shumë gola

Kthimi në fushë pas tre muajsh ndalesë nuk ishte shumë i lumtur për Cristiano Ronaldo. Sigurisht, Juventus shkoi në finale të Kupës së Italisë, por humbja e penalltisë që mund ti kishte dhënë qetësi bardhezinjve nuk i ka pëlqyer as vetë portugezit, që do gjithnjë të japë maksimumin, në cdo gjë. Një personalitet kaq i fortë sa… ta bëjë të ketë drojë atë që i rri pranë, kur flitet për tu stërvitur bashkë. Georgina Rodriguez, bashkëjetuesja e pesë herë Topit të Artë, tregon karantinën e saj për Ëomen’s Health.

E shpjegon atë që ndodhi kur për herë të parë u gjend përballë Cristiano Ronaldo… që stërvitej. Dicka impresionuese, e aftë ta vinte modelen argjentinase në siklet! “Në fillim kisha turp të stërvitesha bashkë me Cristianon. Imagjinoni cfarë do të thotë të bësh ushtrimet në të njëjtën hapësirë ku i bën edhe ai. Unë isha mësuar të punoja në shtëpi, kur ai shkonte të stërvitej, kështu që të mund të kaloja më shumë kohë kur të kthehej. Por pastaj ajo ndjesi u zhduk e tani adhuroj të bëj aktivitet fizik bashkë me të. Èshtë bërë motivimi dhe inspirimi im më i madh”.

Në fund të fundit, të qendrosh pas CR7 është praktikisht e pamundur. “Cristiano stërvitet në mëngjes e pastaj stërvitet përsëri pasdite. Èshtë një atlet elite, është e pabesueshme se si përqendrohet e është totalisht i devotshëm për pasionin e tij mbi futbollin. E nuk ka dyshim që stërvitet shumë më tepër e më mirë se unë. Nuk ka krahasime. Ai është një atlet profesionist, kur flitet për fitness Ronaldo më mund …shumë gola me zero".

https://www.youtube.com/watch?v=lUQsj6IBvpM

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI