Flash

Video/ Dortmund i prish festën Bayern në të 95’: Gjasula bie nga kategoria, Rashica humb penallti

Lapsi.al 13 June 2020
Video/ Dortmund i prish festën Bayern në të 95’: Gjasula

Borussia Dortmund arrin të shpërthejë murin e Dusseldorf falë një goditje me kokë të të zakonshmit Haaland; 1-0 e festa e Bayern Mynih shtyhet akoma. Eintracht Frankfurt përmbys 4-1 në transfertën e Hertha me një super André Silva (dy golësh), i cili fiton ‘derbin’ mes ish-milanistëve kundër Piatek: pas avantazhit të polakut, goditja me takë e portugezit përmbys situatën përpara se të shënojë të dytin. Freiburg rikuperon për një 2-2 me Wolfsburg.

BAYERN MUNCHEN-BORUSSIA MOENCHENGLADBACH 2-1

Diuta e festës mund të kthehej në një pasdite të errët. Por pastaj Bayern Mynih gjeti shkëlqimin e mposhti një kundërshtar të rrezikshëm si Borussia Moenchengladbach. Triumfi në Bundesligë nuk është siguruar ende, por mbetet +7 nga Dortmund. Goli i Haaland i bëri të qartë bavarezëve se nuk ishte dita e festës për titullin kampion, por Borussia Moenchengladbach që ishte kundërshtari i fundit që i kishte mundur (vajtja 2-1) e me të cilët Bayern ka humbur tre nga pesë sfidat e fundit, i tregoi se mund të shkonte edhe më keq. E megjithatë Bayern shënboi më Zirkzee në minutën e 26', duke përfituar nga një gabim skandaloz i Sommer. Gladbach barazoi 11 minuta më pas: meritë e Herrmann e faji i Pavard, që në sparkatë devijoi në portën e tij. Në pjesën e dytë Bayern vuajti por mori fitoren në të 86', me golin e Goretzka.

FORTUNA DUSSELDORF-BORUSSIA DORTMUND 0-1

Borussia Dortmund lodhet shumë në Dusseldorf, por pikërisht në kohën shtesë gjen golin e fitores firmosur nga Haaland, që i lejon verdhezinjve të mbajnë në distancë Leipzig i treti -4 e të mbajë gjallë ato pak shpresa për të fituar kampionatin ndaj Bayern, të cilëve iu prish festa titull. Në të 17’ Hakimi humbi një rast të shkëlqyer për avantazhin e miqve, që shpenzuan një tjetër mundësi në të 25’, kur një asist me të jashtmen i Sancho për Brandt, nuk u shfytëzua nga ky i fundit i vetëm përballë Kastenmeier. Edhe në fillimin e pjesës së dytë të besuarit e Favre e kishin të vështirë të merrnin kontrollin e lojës. Haaland mori vendin e Witsel 30 minuta nga fundi e ishte pikërisht norvegjezi që zgjidhi ndeshjen, edhe pse Borussia rrezikoi shumë në shtyllën e goditur nga Skrzybski. Atëherë kur u mendua përfundimi pa gola, në të 95’, Haaland vendosi firmën në krosimin e Akanji, që komplikon tmerrësisht cështjen e mbijetesës për Fortuna Dusseldorf.

WOLFSBURG-FREIBURG 2-2

Hap fals i Wolfsburg që mund të kishte mbyllur cështjen e kualifikimit për në Europa League, pikërisht në dëm të Freiburg, që nuk e lejoi duke fiksuar rikuperimin në 2-2. Vendasit dominojnë 30 minutat e para dhe në të 14’ marrin avantazhin me Weghorst, që gjen këndin e pambuluar me një të djathtë të fortë. Në të 27’ Weghorst firmosi dygolëshin personal me penallti, që e fitoi po vetë. Ndërsa VAR i annulloi Ginczek dy gola, që mund ti kishin dhënë më tepër përmasa rezultatit. Freiburg kthehet në ndeshje vetëm në minutën e 43’, me Holer, i aftë të gjente hapësirë e të shënonte me kokë në rrëzim e sipër. Ujqit e panë veten të rikuperohen vetëm 25 sekonda nga fillimi i pjesës së dytë: Holer shfrytëzoi një gabim të Pongracic e impenjoi Casteels, në topin e kthyer Sallai goditi në mënyrë të cuditshme por efikase, me kokë, duke befasuar edhe Brooks që po tentonte shpëtimin në linjë.

HERTHA BERLIN-EINTRACHT FRANKFURT 1-4

Eintracht e tregoi qartë qëllimin, duke marrë kontrollin e ndeshjes që në fillim, por avantazhin të parët e morën kryeqytetasit me Piatek, që zhbllokoi rezultatin në minutën e 24’. Eintracht nuk u dekurajua sidomos kur Hertha mbeti në inferioritet numerik: Var anulloi penalltinë, duke e kthyer në goditje dënimi, por jo kartonin e dytë të verdhë për Boyata. Miqtë marrin barazimin e merituar 1-1 sapo André Silva futet në lojë: spond i portugezit dhe Dost e dërgon topin në rrjetë. Në të 62’ Andre Silva përmbysi gjithcka: aksion fantastik i Kamada që kaloi tre mbrojtës e shërbeu për portugezin, që mposhti Jarstein me një goditje me takë. Në të 69’ N’Dicka bëri të qartë situatën me golin e tretë, ndërsa 3’ minuta nga fundi mbërriti dygolëshi i André Silva (pesë gola në pesë ndeshjet e fundit). Eintracht arrin në vendin e 9 pikërisht Hertha Berlin.

KOLN-UNION BERLIN 1-2

Sukses i rëndësishëm 2-0 në Koln për Union Berlin, që tani sheh më pranë matematikën e shpëtimit. Në minutën e 39’ erdhi avantazhi i miqve me Friedrich, në zhvillimet e një goditje këndi. Koln në fillim të pjesës së dytë i shkoi pranë barazimit, por hapësirat e ndëshkuan me golin e dytë të Union, që me Gentneri coi shifrat në 0-2. Goli i Cordoba në shtesë nuk ndryshon fatet e Koln, gjithnjë e më në krizë rezultatesh e i arritur në renditje nga Union.

PADERBORN-WERDER BREMEN 1-5

Shpresat e Werder Bremen për të shpëtuar bëhen më konkrete pas goleadën në Paderborn: Dusseldorf i treti nga fundi është arritur e në këtë pikë mund të bëhet fondamentale diferenca e golave. Një minutë pas penalltisë që Zingerle i priti Rashicës, Werder kaloi në avantazh në të 19’ falë një goditje të Klaassen që nuk i la shanse Zingerle. Miqtë u shkëputën në fund të pjesës së parë: në fillim një tap-in i japonezit Osako, pastaj dygolëshi i Klaassen. Nën stuhinë në Paderborn, Eggestein firmosi pokerin në të 60’, ndërsa goli i Sabiri nuk frenoi dot dëshirën për një shuplakë që Bremen e jep me Fullkrug në fund. Paderborn i Gjasulës tashmë është matematikish i rënë nga Bundesliga.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI