Flash

Ylli i ri i Botafogo: zero prezenca e klauzolë prej 50 milionë euro

Lapsi.al 13 June 2020
Ylli i ri i Botafogo: zero prezenca e klauzolë prej 50 milionë euro

Ka mbushur prej pak kohësh 16 vjec, nuk ka debutuar ende në skuadrën e parë, por ka një klauzolë zgjidhëse të kontratës prej 300 milionë reais, rreth 50 milionë euro. Është Matheus Nascimento, sulmuesi i datëlindjes 2004 të Botafogo, që sapo ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist, duke u lidhur me klubin e Rios deri në 2023. Në rrugëtimin e tij me moshat ka shënuar dicka të tillë si 150 gola e tani, në Alvinegro, të gjithë urojnë se mund të përsëritet mes të mëdhenjve.

Nascimento ka fituar një Sudamericano Under 15 me Seleçao, duke i tërhequr të tijtë tek triumfi falë 4 golave e shumë veprimeve spektakolare. Është një djathtosh natyral, por di të luajë me të dy këmbët, duke e bërë që të luajë në gjithë frontin pa i dhënë pika referimi kundërshtarëve, si i kërkohet tashmë sulmuesve modernë.

Në Brazil ka shumë popullaritet, jo vetëm për talentin e tij, por edhe look-un e vecantë me flokët në stilin e viteve '70. Botafogo ka besuar shumë tek ai që kur ishte 11 vjec e tani pret me besim shpërthimin e tij përfundimtar. Sapo të rifillojë futbolli në Brazil, Nascimento do të nisë stërvitjen me skuadrën e parë nën urdhërat e teknikut Paulo Autuori.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI