Flash

FSHF i pezullon transmetimin e ndeshjeve Digitalb: shkak borxhet e papaguara në vite

Lapsi.al 13 June 2020
FSHF i pezullon transmetimin e ndeshjeve Digitalb: shkak borxhet e papaguara

Asnjë ndeshje e javës së 29 të Superiores nuk do të transmetohet në ekranin e televizionit e aq më pak në atë të kompanisë Digitalb. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se duke filluar nga ndeshja e ditës së diel, datë 14.06.2020 mes Partizanit dhe Luftëtarit, ka vendosur pezullimin e transmetimit te ndeshjeve te javës së 29-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nga shoqëria “Digitalb”.

Ky vendim vjen si pasojë e neglizhencës kontraktore nga ana e subjektit të licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe ezaurimit të të gjitha hapave të nevojshme ligjore. Më konkretisht, përmes njoftimeve Nr. 725 Prot. datë 17.05.2019, Nr.1099 Prot. datë 02.09.2019 dhe Nr.337 Prot. datë 09.03.2020 me lëndë “Përmbushje detyrimi” FSHF ka kërkuar pagimin e shumës së akumuluar si pasojë e mospagesës, por pa pasur asnjë përgjigje zyrtare nga ana e “Digitalb”.

Pavarësisht sa më sipër, duke mos dashur “black-out”-in e aktivitetit futbollistik FSHF ka propozuar më datë 04.06.2020 një skedul pagesash për të amortizuar borxhin duke vendosur një afat të arsyeshëm për pagimin e tyre. Me kalimin e këtij afati dhe në mungesë të një përgjigje zyrtare, FSHF njofton me keqardhje se është e detyruar të pezullojë transmetimin për “Digitalb”. Pa paragjykuar hapat e nevojshëm ligjor, ky ndalim i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore.

FSHF dëshiron të nënvizojë se borxhi i akumuluar është i konsiderueshëm dhe se në kushtet kur këto janë të ardhura të drejtpërdrejta të klubeve anëtare, të cilat privohen padrejtësisht prej tyre, aq më shumë në situatën e vështire ekonomike të shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

Sakaq, krahas përpjekjeve për kapërcimin e kësaj situate, FSHF ka marrë përsipër kostot për transmetimin e ndeshjeve në faqen e saj zyrtare në internet www.fshf.org pa pagesë në mënyrë që futbolldashësit shqiptarë të mos humbasin mundësinë për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI