Flash

Edhe Maradona nuk ka bërë dot këtë që bëri Mertens me Napolin: kalohet Hamsik

Lapsi.al 14 June 2020
Edhe Maradona nuk ka bërë dot këtë që bëri Mertens

Dries Mertens në historinë e Napolit. Përgjithmonë. Me golin e shënuar ndaj Inter, në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales së Kupës së Italisë, sulmuesi belg prek kuotën 122 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e kaltër, duke kaluar ish-shokun e skuadrës Marek Hamsik në majën e klasifikimit të golashënuesve të të gjithë kohëve të skuadrës nën Vezuv. Një arritje që, ish-anësori i Psv që Maurizio Sarri e transformoi në një qendërsulmues, mund ta festojë me rinovimin e kontratës me të kaltrit, që është konfirmuar nga Giuntoli përpara ndeshjes: "E sigurtë".

Pasi arriti e kaloi Diego Armando Maradonën, vjen një tjetër rekord për shtatshkurtrin e datëlindjes 1987, pavarësisht se është duke kaluar një sezon mes uljesh e ngritjesh. Dries 'Ciro' Mertens, tashmë idhull i tifozëve napoletanë, është pjesë e historisë e të ardhmes së Napolit: që kur është veshur me të kaltër në 2013 ka shkuar gjithnjë në dopio shifra në të gjithë sezonet e luajtura, me shpërthimin e 34 golave në total në 2016/17.

97 gola brenda zonës, 93 të shënuar me të djathtën, certifikojnë evoluimin e një sulmuesi të vërtetë, që belgu përjetoi në Napoli. Ndoshta e vetmja pikë e dobët mbetet goditja me kokë: 'vetëm' gjashtë gola në 7 vjet.

Përvec se është golashënuesi më i mirë i historisë së Napolit në Champions me 16 gola, Mertens është shënuesi më i mirë belg në historinë e Serie A (90 gola) e vetëm dy lojtarë të tjerë të Napolit kanë qenë në gjendje të shënonin më shumë në elitë në krahasim me të: Antonio Vojak (102) e Marek Hamsik (100). Së bashku me Cavani (26) e Higuain (36) është i vetmi që ka kaluar 25 gola në A në një sezon të vetëm (28 në 16/17) e nga ardhja e tij në Itali vetëm Pjanic ka shënuar më shumë se ai nga jashtë zone (22 me 20).

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI