Flash

Conte kundërshton rezultatin: "Meritonim finalen, Napoli vetëm u mbrojt"

Lapsi.al 14 June 2020
Conte kundërshton rezultatin: "Meritonim finalen, Napoli vetëm u

"Në dy ndeshjet meritonim shumë më tepër se Napoli. Dominuam, Ospina ishte më i miri në fushë. Në nivel përfaqësimesh kam pak gjëra për ti thënë djemve". Antonio Conte e ka komentuar kështu 1-1 e Inter në San Paolo, që nxorrij zikaltrit jashtë nga finalja e Kupës së Italisë. "Kjo është rruga e duhur, krijuam shumë, mund të ishim më të saktë para portës por Ospina bëri pritje të jashtëzakonshme e shpëtoi rezultatin", shtoi ai.

"Goli i pësuar është një neglizhencë që duhej evituar, por kjo është rruga që duam e që kemi marrë, ky është futbolli që duam - ka thënë Conte - Lukaku-Lautaro? E shoh gotën gjysëm plot. Krijuam shumë, më vjen keq për djemtë që meritonin të luanin finalen. Napoli luajti një ndeshje të mbyllur, nuk është kurrë e thjeshtë për mesfushorët të gjenin hapësirë. Pavarësisht sjelljes së tyre difensive krijuam shumë. Jam i kënaqur për Eriksen, që po integrohet. Në fund numrat thonë se kemi goditur 17 herë në portë e portieri i tyre ka bërë 10 pritje. Këto janë fakte".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI