Flash

"E ardhmja e Hoxhës është tek Partizani": Rama i bën bllokadë largimit të kapitenit

Lapsi.al 14 June 2020
"E ardhmja e Hoxhës është tek Partizani": Rama i

Interesimi i Tiranës dhe pankina tjetër e rezervuar për kapitenin Alban Hoxha ka bërë që drejtuesit e Partizanit të reflektojnë mbi situatën, në kohën kur portieri i të kuqve duket i orientuar drejt largimit. Nuk është i këtij mendimi Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i kryeqytetasve, që nuk mund ti lejojë vetes të humbasë lojtarin më përfaqësues tek rivalët e përjetshëm: "Albani është lojtari që luan më gjatë me ekipin. Padiskutim është pjesë e planeve tona për të vazhduar më tej - ka thënë Rama -. Unë i kam thënë lojtarëve që 2 muajt e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen. Janë marrëdhënie burrnore, që nuk bazohen vetëm tek kontrata por edhe tek respekti reciprok. Unë mendoj që Alban Hoxha të ardhmen do e ketë te Partizani”.

Në lidhje me situatën e skuadrës dhe objektivin Europë, drejtori i Partizanit e ka parë gotën gjysëm plot: "Kemi 41 pikë tani dhe jemi me një këmbë në Europë, por duhet të mendojmë gjithmonë ndeshjen e radhës. Ndeshjet janë të ngarkuar psikologjikisht, lojtarët vijnë nga një sezon atipik, ku kanë qëndruar afro 2 muaj në shtëpi. Që të gjesh përsëri një sezon të mirë si skuadër, do të duhet një kohë më e gjatë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje që mos përzihemi në ujërat e pista".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI