Flash

PSG tenton përsëri Milnkovic-Savic: çmimi konsiderohet qesharak nga Lotito

Lapsi.al 14 June 2020
PSG tenton përsëri Milnkovic-Savic: çmimi konsiderohet qesharak

Sergej Milinkovic-Savic mbetet ëndërra e Paris Saint Germain për këtë merkato verore. Një ëndërr që, për momentin, duket e destinuar të mbetet e tillë. Edhe klubi i Al-Khelaifi duhet të bëjë llogaritë me krizën ekonomike të diktuar nga pandemia e Covid-19 e oferta që Leonardo ka gati për ti marrë serbin Lazios (flitet për 60 milionë euro) nuk bind fare Lotito, që kërkon të paktën 85-90. Drejtori sportiv brazilian ka bërë të ditur se nuk do të ketë shpenzime të cmendura në këtë merkato, por në këtë pikë duket e vështirë që palët ti vijnë njëri tjetrit përballë.

"Nuk pres operacione prej 100 milionë euro, llogaritë e të gjithë klubeve janë goditur e askush nuk mund ti lejojë vetes të shpenzojë shifra të mëdha, e njëjta vlen edhe për ne", ka shpjeguar Leonardo gjatë intervistës për Journal de Dimanche. Gjërat natyrisht mund të ndryshojnë në rast të ndonjë shitje të fuqishme: nëse ikën një mes Mbappé e Neymar, PSG mund të ketë likuiditetin e nevojshëm për të ngritur ofertën për Milinkovic e të bindin edhe një të vështirë si Lotito.

Duhet përmendur që parisienët, sipas asaj që ka pranuar vetë drejtori sportiv, kanë njoftuar se nuk do të rinovojnë kontratat me Thiago Silva e Edinson Cavani. Një tentativë për të reduktuar barrën e pagesave, por edhe një sinjal se edhe për familjet e pasura katariote, ajo e 2020 duhet të jetë një verë me limite.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI