Flash

Paguhet një pjesë e borxhit, FSHF kthen ndeshjet në Digitalb: "Situata mund të përsëritet"

Lapsi.al 15 June 2020
Paguhet një pjesë e borxhit, FSHF kthen ndeshjet në Digitalb:

Një akord provizor për të zgjidhur ngërcin. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Digitalb bëjnë hapa drejt njëri tjetrit, duke kthyer ndeshjet në ekranin televiziv, pas shlyerjes së një pjese të detyrimit nga Digitalb, por jo pa bërë paralajmërimin: "Që ky ngërç të zgjidhet përfundimisht shoqëria duhet të shlyejë këstin e radhës brenda javës sipas marrëveshjes së dakordësuar. Në të kundërt situata e së dielës mund të përsëritet".

Kështu 4 ndeshjet e vlefshme javës së 29-të të Kategorisë Superiore të programuara po transmetohen në platformën televizive të shoqërisë “Digitalb”. Sipas asaj që bën të ditur institucioni që drejton futbollin në vend, në komunikatën për shtyp, "FSHF ka negociuar gjatë kësaj kohe me subjektin e licencuar për zbatimin e kushteve të dakordësuara në kontratë dhe përmbushjen e detyrimeve financiare për të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Kategorisë Superiore".

Pas diskutimeve të vazhdueshme shoqëria “Digitalb” ka vendosur të paguajë një pjesë të detyrimeve që ka ndaj FSHF-së sipas kontratës, duke zhbllokuar përkohësisht ngërçin.

FSHF siguron edhe një herë të gjithë sportdashësit se ka punuar dhe do të punojë për të mirën e futbollit shqiptar, që sportdashësit të mos humbasin për asnjë çast mundësinë për të ndjekur ndeshjet e skuadrave të tyre të zemrës edhe në kushtet e imponuara nga pandemia COVID-19.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI