Flash

Napoli-Juve, sfida brenda sfidës: Sarri luan shumë, Gattuso do trofeun e parë

Lapsi.al 15 June 2020
Napoli-Juve, sfida brenda sfidës: Sarri luan shumë, Gattuso do trofeun

Kanë kaluar gati 5 muaj nga ai 26 janar, mbrëmja kur Juventus dilte nga San Paolo me kokë ulur pas humbjes së tretë sezonale. Një rikthim për tu harruar për Sarri, asnjëherë i dashur vërtetë për tifozët bardhezinj pikërisht për atë të kaluar e një raport ta pamohuar kurrë. Fjalët e afeksionit pas ndeshjes ("nëse duhet të humbas më mirë ta bëj këtu") nuk bënë gjë tjetër vecse e përkeqësuan raportin. Në janar Sarri kryqëzohej për zgjedhjen e tredhëmbëshit të rëndë (Dybala-Higuain-Ronaldo) përvec një mungesë loje të qartë, fluide e identifikuese.

Nga atëherë kanë ndodhur shumë gjëra por dyshimet se cila është Juventusi i vërtetë mbeten. Mjafton të mendosh për ndeshjet e fundit bardhezi para Covid (Lion e Inter) për të vlerësuar paqendrueshmërinë e një loje ende pak të qartë. Edhe në ndeshjen e rinisjes, atë kundër Milan, janë shfaqur problemet e vjetra ato të lidhura me vështirësitë për të gjetur portën kundërshtare.

Napoli është skuadra më e keqe për tu përballur kur kërkon "të bësh" lojën. Gattuso, e tregoi edhe kundër Inter në gjysëmfinale, i kërkon anësorëve të tij të ulen në linjën e mesfushës, duke krijuar një dendësi vështirë të kalueshme në 40 metrat e fundit. Presingu i lartë është ulur në minimum, i besohet më shumë agresionit në gjysëmfushën e tij për të nisur përmbysje fronti, që janë vrastarë për kundërshtarët që nuk janë të kujdesshëm.

Sarri është i orientuar të përsërisë zgjedhjet e gjysëmfinales me një tredhëmbësh të lëvizshëm në të cilin Cristiano do të bëjë qendërsulmuesin e Dybala e Douglas Costa të kërkojnë pozicionin më të leverdisshëm. Më shumë se veprimet e tyre, të cilëve i është dhënë liri në 30 metrat e fundit, Sarrit i intereson nisja e zhvillimi i lojës që gjen, ndonjëherë, limitin e një regjisti si Pjanic. Nga këtu lind idea e Sarrit për ti dhënë rolin e organizatorit Bentancur, si në pjesën e dytë kundër Milan. E sigurtë është se Sarri e Gattuso luajnë shumë edhe në nivel personal, në një finale të gjithën për ta shijuar.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI