Flash

Zbriti në dhomat e zhveshjes së Hammarby: shpërthejnë polemikat në Suedi

Lapsi.al 15 June 2020
Zbriti në dhomat e zhveshjes së Hammarby: shpërthejnë

Udhëtimi blitz në Stokholm i Zlatan Ibrahimovic për të asistuar në ndeshjen e Hammarby, ku është aksioner, nuk ka kaluar pa vëmendje, për më tepër që tani suedezi është në qendër të një polemike në vendlindje. Ibrahimovic ka thyer linjën udhëheqëse kundër Koronavirus, duke u futur në dhomat e zhveshjes së Hammarby, për të komplimentuar skuadrën pas fitores kundër Ostersund. Sipas rregullave anti-Covid në Suedi, vetëm trajnerët e lojtarët kanë akses në dhomat e zhveshjes.

"Duhet të mësoj më tepër përpara se të flas, do të diskutojmë me Hammarby", ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i futbollit suedez Mats Enquist, sipas asaj që bën të ditur SportBladet.

Ndërkohë, Ibra të martën pritet të mbërrijë në Itali ku do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera në pulpën e djathtë të dëmtuar. Sulmuesi i Milan ka kryer kontrollet e fundit të lëndimit në muskulin soleo në 4 qershor. "Procesi i shërimit vazhdon mirë, pa komplikime", është thelbi i komunikatës së klubit kuqezi. Shpresa e Pioli është të arrijë ta rikuperojë të paktën për sfidën e 28 qershorit kundër Romës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI