Flash

Nga Spanja e japin të sigurt: "Chelsea do të shpenzojë 120 milionë për Ronaldon"

Lapsi.al 15 June 2020
Nga Spanja e japin të sigurt: "Chelsea do të shpenzojë 120

Lajm i fortë merkato, që zbulohet nga Spanjambi të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Sipas asaj që bën të ditur Manolete, gazetari i AS, Chelsea është gati të vendosë dorën në portofol për të rikthyer CR7 në Premier League. Në detaje, për të shkëputur fenomenin portugez nga Juventus, Blues kanë për të vënë në tavolinë një ofertë prej 120 milionë euro. Shifër e rëndësishme që mund ti trondisë bardhezinjtë, që duhet të bëjnë llogaritë pas emergjencës Koronavirus. Duke shitur CR7, Paratici me një lëvizje të vetme do të përfitonte para për të investuar në merkato e do të lirohej nga një rrogë e rëndë.

Për momentin bëhet fjalë për një zë, por është e qartë se me 120 milionë euro në tavolinë, ndonjë konsiderim Juventus mund ta bëjë mbi mundësinë për të shitur xhevahirin e tij të cmuar. Një si Ronaldo është vështirë ta lësh të largohet, e mund të sakrifikohet vetëm për një projekt të ri. E ndoshta vetëm pas një finale sezoni që mund ta mbyllë ciklin me një rezultat historik, duke lindur një linjë të re për bardhezinjtë, si në terma teknikë, ashtu edhe ekonomikë. "Portugezi ka jetuar në Madrid momentet e tij më të mira futbollistike e tani është momenti të ndryshojë ajër e të fitojë dicka diku tjetër", shkruan Manolete, duke lëshuar një bombë në merkato.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI