Flash

"Më xhirojnë k**et kur thonë se nuk kam fituar asgjë në Itali": Sarri shpërthen në konferencë

Lapsi.al 16 June 2020
"Më xhirojnë k**et kur thonë se nuk kam fituar asgjë

Juventus-Napoli është akti i fundit i Kupës së Italisë 2019/2020 dhe sfida që do të dorëzojë trofeun e parë post-emergjencës Covid-19 në Itali. Maurizio Sarri do të përballet me të shkuarën, edhe pse në një stadium neutral, me Bentancur në vend të Pjanic në regji e duke i besuar tredhëmbëshit Dybala-Douglas Costa-Cristiano Ronaldo.

Në konferencën për shtyp të vigjilje, tekniku fitues i Europa League me Chelsea ka shpërthyer, duke ndjerë presionin e konstatimeve se nuk është fitues në Itali: "Më xhirojnë k**et kur thonë se nuk kam fituar ende asgjëe në Itali - ka thënë tekniku në konferencë për shtyp, i pyuetur mbi mundësinë për të ngritur trofeun e parë - Kam arritur 8 promocione, edhe pse e kuptoj se është pak për ata që janë mësuar të flasin për Champions e titull, por ai i imi ishte një rrugëtim i vështirë. Natyrisht është dëshira për të fituar trofe më të rëndësishëm, për shoqërinë e për tifozët. Në këtë moment nuk kam asnjë lloj retromendimi për kundërshtarët, mendoj ekskluzivisht vetëm për ne".

Një deklaratë që ndoshta do të shërbejë për ti bërë të qartë tifozëve bardhezinj, ndjesitë e teknikut përballë ish-skuadrës së tij, për të cilin pas humbjes në kampionat pati thënë se nëse do të duhej të humbte, më mirë të ndodhte kundër tyre. por jo këtë herë: "Nuk më intereson fare për kundërshtarin që kemi përballë, mendoj vetëm të fitoj".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI