Flash

Bayern Mynih me një fitore është kampion: Rashica kërkon ti prishë festën

Lapsi.al 16 June 2020
Bayern Mynih me një fitore është kampion: Rashica kërkon ti

Tre ndeshje për të luajtur e shtatë pikë avantazh ndaj Borussia Dortmund: llogaria titull është e thjeshtë për Bayern Mynih, që me një fitore sonte në mbrëmje do të shpallej kampion për të tetën herë radhazi, të 30 në histori. Një epilog, ai i Bundesligës, ku duket i pashmangshëm titulli, duke qenë se skuadra e Flick do të gjendet përballë Werder Bremen. Skuadra e Rashicës është vërtetë në kërkim të pikëve për shpëtim (është e parafundit), por është një pengesë që nuk e shqetëson Lewandowski & co.

Bavarezët kanë më shumë se herë e gjysëm pikët e fituar nga Bremen, kështu që është gati për festën - edhe pse jo si zakonisht, duke parë limitimet e protokollit për shkak të pandemisë - për Meisterschale, është një cështje e familjes, duke qenë se skuadra e fundit që ndërpreu dominimin kombëtar të Bayern ka qenë Dortmund i Klopp në 2011-12.

Një trofe më shumë në palmares për Robert Lewandowski që ndjek Këpucën e Artë e, përse jo, Topin e Artë, duke patur parasysh se shanset për Champions League janë të hapura (kanë fituar vajtjen për 1/8 me Chelsea 3-0): "Nuk e mendoj, edhe pse në jetë gjithcka është e mundur" ka thënë polaku, duke kërkuar të shpjegojë edhe sekretin e prolificitetit të tij: "90% e objektivëve është cështje koke, në zonën e penalltisë kam 0,1 ose 0,2 sekonda për të vendosur cfarë të bëj. Duhet të jesh gati, duhet ta bësh e kaq. Në këtë sens është e rëndësishme të stërvitesh mirë sepse është vendi më i mirë për të ndërtuar lëvizje e goditje automatike".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI