Flash

Bayern kampion për herë të 30: Lewandowski lëshohet drejt Këpucës së Artë

Lapsi.al 16 June 2020
Bayern kampion për herë të 30: Lewandowski lëshohet drejt

Titulli më i ftohtë, i pari pa tifozë. Bayern Mynih fiton në Bremen me rezultatin 1-0 (vendosi goli i Leëandoëski në të 43') e shkon +10 nga Borussia Dortmund që nesër do të presë Mainz. Bavarezët janë të paarritshëm e fitojnë kështu titullin e tetë radhazi. Festimet do të jenë të redutkuar: skuadra nuk do të shfaqet madje as në ballkonin e Bashkisë si bën tracionalisht. Rastin e parë të mbrëmjes e pati Werder, me një goditje të fortë të Eggestein, që kaloi ngjitur me shtyllën. Pas disa rasteve të humbura (i pasaktë Coman me kokë, traversë e Kimmich më pas), Bayern zhbllokoi ndeshjen me të zakonshmin Lewandowski, i aftë të shfrytëzojë një asist të Boateng. Në pjesën e dytë, Bayern administroi (Var anulloi 2-0 e Lewa me finte), pa i lënë raste të mëdha Werder, të paktën deri në të 90', kur Neuer shpëtoi rezultatin përballë Osako. Bremen, që mbetet i parafundit, ka fajin që nuk shfrytëzoi, në 10 minutat e fundit, superioritetin numerik pas kartonit të kuq për Davies.

Është titulli i 30° për Bayern, i 29° që kur është krijuar Bundesliga, i 8° radhazi. Bavarezët kanë dominuar plotësisht dekadat e fundit: nga 1995 deri më sot, në 22 raste në 25 skuadra e Mynihut është renditur e para ose e dyta. Merkato e fundit verore, edhe pse e kushtueshme (143,5 milionë), nuk solli frytet e shpresuara: Hernandez, i paguar 80 milionë, nuk është përshtatur, ekzaktësisht si Coutinho që nuk do të blihet. Cuisance, i paguar 12 milionë, ka totalizuar 148 minuta, Arp nuk është parë kurrë. Kanë shkuar mirë vetëm Pavard e Perisic. Për Thomas Müller e David Alaba është titulli i nëntë kampion i fituar. Kanë arritur kështu Ribery (më i miri i gjithë historisë së kampionatit gjerman) si numër titujsh (në kuotën 8 Neuer). Janë 5 lojtarët e Bayern që kanë koleksionuar të paktën një prezencë në 8 kampionatet radhazi të fituar nga bavarezët: Alaba, Boateng, Martinez, Müller, Neuer. Në mënyrë kurioze Bayern ka fituar vetëm një nga 14 titujt e fundit në stadiumin e tij.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI