Flash

Një finale e pazakontë: debuton tifozeria ‘virtuale’, ceremonia është 'bëje vetë'

Lapsi.al 17 June 2020
Një finale e pazakontë: debuton tifozeria ‘virtuale’,

Një ceremoni "bëje vetë" ajo që do të luhet në skenën e Olimpico në fund të Napoli-Juve. Rregullat anti-virus trondisin në fakt edhe ceremoninë për dorëzimin e Kupës së Italisë tek skuadra fituese. Trofeu e medaljet do të lihen mbi një tavolinë e lojtarët do ti marrin vetë, duke u ngjitur përmes një rruge që to të evitojë kontaktet mes tyre. Kështu, medaljet nuk do të kalojnë nga duart e asnjë autoriteti – do të mungojë edhe presidenti i Republikës Mattarella – përpara se të përfundojë në ato të fituesve.

I vetmi moment grumbullimi i lejuar do të jetë kur kapiteni i skuadrës që do të triumfojë, do të ngrejë lart Kupën. Atëherë mund ti jepet festimit bashkë me shokët e tij pranë. Në Olimpico nuk do të jetë as ministri i Sportit Spadafora e numri një i Coni Malagò. Prezentë do të jetë presidenti i Figc Gravina e ai i Lega Serie A Dal Pino. Pa tifozë të vërtetë, në shkallë do të debutojë publiku ‘virtual' me koreografi dixhitale.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI