Flash

Video/ Sylvestre harron himnin italian në stadium: Interneti nuk fal

Lapsi.al 17 June 2020
Video/ Sylvestre harron himnin italian në stadium: Interneti nuk fal

Cështje emocionesh, por Interneti nuk fal. Sergio Sylvestre, 30 vjec në dhjetor, është një kantautor që në Olimpico pati nderin të këndonte himnin italian përpara finales së Kupës së Italisë mes Napolit e Juventus.

Vetëm se në heshtjen që kishte pllakosur në Olimpico, nën sytë e teknikut të kombëtares Roberto Mancini e presidentit të Figc Gabriele Gravina, pas strofës së parë që shkoi mirë, gjiganti (gati 2 metra e 10 centimetra) i lindur në Los Angeles, u ngatërrua, harroi fjalët, e bëri një pauzë përpra se të rikuperonte e të bënte mbylljen me grushtin lart, ndoshta në mbështetje të protestave të afroamerikanëve pas vrasjes së George Floyd në Usa.

Por tani dëmi ishte bërë e në Tëitter e rrjetet e tjera sociale askush nuk është treguar i butë. Nga malinkonikët "Si mund të gabohet himni? Cfarë trishtimi", tek ironikët "Nuk e di nëse është Sylvestre që harron himnin apo kjo tifozëria virtuale më e tmerrshme". Ka edhe të tjetër që e kanë parë në tjetër këndvështrim: "Nuk është italian cfarë pretendoni?".

https://www.youtube.com/watch?v=g1cKhPh1ipo

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI