Flash

Video/ Rikthehet Premier League: Manchester City në supërformë, merr prpara Arsenal

Lapsi.al 17 June 2020
Video/ Rikthehet Premier League: Manchester City në supërformë,

Premier League kthehet në fushë me rikuperimet e javës së 28. Në Manchester, City përfiton nga mbrëmja jo e David Luiz e mposht Arsenal 3-0: braziliani bëri një gabim të madh në golin e Sterling e shkaktoi penalltinë e golit të dytë të shënuar nga De Bruyne, duke u ndëshkuar edhe me kartonin e kuq. Në të 92’ fikson tripletën Foden. Në sfidën e pasdites nuk ka fitues në 0-0 mes Aston Villa e Sheffield United, me një gabim të rëndë të Goal-line Technology.

Pas më shumë se tre muajsh Premier League zbriti në fushë me gjunjëzim në solidaritet me lëvizjen 'Black lives matter' e më një përballje të madhe mes Manchester City e Arsenal. Skuadra e Guardiola, dominoi dukshëm skuadrën e nxënësit të tij Arteta e mbetet në vendin e dytë. Takimi nisi nën reshjet e shiut dhe dëmtimet që goditën Arsenal që në fillim: Gunners humbën dy lojtarë, Xhaka e Pablo Mari, të zëvendësuar nga Ceballos e David Luiz. Mbrojtësi braziliano do ta kujtojë gjatë ndeshjen, e jo për mirë. Gabimi në avantazhin e Sterling dhe shkaktimin e penalltisë me pasojë kartonin e kuq, praktikisht e mbylli ndeshjen e londinezëve.

Manchester City nuk ka ndërmend të forcojë ritmin, edhe pse qendroi në gjysëmfushën kundërshtare. Dëmtimi i rëndë i Eric Garcia, që doli me mbrojtëse qafe në barrelë, shtoi 11 minuta në fund. E në të dytën City mbylli llogarinë me Foden që shënoi në një kundërsulm golin e 3-0. Falë fitores Manchester City mbetet në vendin e dytë e shkon -22 nga Liverpool, duke shtyrë për ndonjë ditë triumfin e titullit nga ana e Reds. Gunners, ndërkohë, kthehen të humbasin në Premiership për herë të parë nga 29 dhjetori, duke u frenuar në vendin e nëntë në klasifikim.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI