Flash

Sarri shmang pyetjen për Ronaldon: "Nuk mund të dënim më shumë në këtë moment"

Lapsi.al 18 June 2020
Sarri shmang pyetjen për Ronaldon: "Nuk mund të dënim

Një tjetër humbje në finale për Juventus e për Maurizio Sarri që në Romë, kundër Napolit “të tij”, ka parë ti rrëshqasë nga duart Kupa e Italisë: "Jemi të gjithë të nervozuar e të zhgënjyer, djemve nuk i thashë asgjë sepse mendoj se tani më e mirë është heshtja". Mbi atë cfarë nuk funksionoi: "Na mungoi kthjelltësia, sidomos në nivel individual, për ta bërë më të rrezikshme manovrën tonë, porn ë këtë moment nuk mund të bënim më shumë".

Tekniku bardhezi përqendrohet mbi të gjitha në aspektin fizik: "U munduam të bëjmë presing më pak lart, ndeshja u luajt me nivel të lartë aplikimi por gjendja fizike nuk ishte ajo optimal – ka thënë tekniku për Rai -. Nuk na mungon cinizmi, sepse përndryshe nuk do të arrinim të luanim 90 minuta. Mendoj se është karakteristikë e kësaj periudhë mungesa e kthjelltësia".

"Në nivel vendosmërie nuk ishim, edhe në nivel përqendrimi. Këta lojtarë janë mësuar të zgjidhin vetë situatat e, në këtë periudhë nuk po arrijnë. Në Angli e lashë kupën në penalltinë e fundit, nuk është e bukur e më vjen keq të humbas një finale me penallti: më vjen keq për shoqërinë e djemtë. Shpresoj ta transformoj në nerv e uri këtë zhgënjim” ka thënë tekniku.

Sarri driblon përgjigjen mbi përfaqësimin e Cristiano Ronaldos: "E pashë sit ë tjerët, i mungon vrapi e pak qartësi më shumë për të bërë diferencën, por e quaj krejt normale në këtë periudhë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI