Flash

"Jeta më mori dicka, Zoti e futbolli ma kthyen”: Gattuso i ngashëryer pas trofeut të parë

Lapsi.al 18 June 2020
"Jeta më mori dicka, Zoti e futbolli ma kthyen”: Gattuso i

Është një Gennaro Gattuso i lodhur e gati i ngashëryer ai që prezantohet para gazetarëve pas triumfit në Kupën e Italisë 2019/2020, trofeu i tij i parë si trajner: "Kur ndodh ajo që më ndodhi mua, jeta të merr dicka – ka thënë tekniku duke iu referuar vdekjes së të motrës – Por futbolli më ka dhënë shumë, ndoshta edhe më shumë nga sa i kam dhënë unë. Besoj se ka një Zot të futbollit, që kur punon shumë të kthen atë që të takon. Kam folur me djemtë, sepse kush bën këtë profesion duhet ta bëjë me respekt. Unë dua njerëz që të vënë pasionin në lojë, si kam bërë unë për shumë vjet".

Ringhio ka folur më pas për atë që i prêt të tijtë nga këtu në fund të sezonit, me një kualifikim në Champions për të arritur, përvec kthimit të 1/8 kundër Barcelonës për të luajtur në gusht: "Duhet të bëjmë këto 12 ndeshje maksimumi. Nuk mund të lëshojmë tani vetëm sepse arritëm këtë objektiv. Sigurisht tani kemi një peshë më pak në nivel mental, por kemi shumë pikë diferencë. Duhet vetëm të provojmë ta luajmë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI