Flash

Postimi i helmatisur i motrës së CR7 për Sarrin: "Si mund të luash kështu"

Lapsi.al 18 June 2020
Postimi i helmatisur i motrës së CR7 për Sarrin: "Si mund
Elma Aveiro, një nga dy motrat e Cristiano Ronaldo, nuk e fsheh zhgënjimin për humbjen e Juventus në finalen e Kupës së Italisë e lëshon një akuzë të fortë për Maurizio Sarri përmes profilit të saj në Instagram: "Cfarë mund të bëjë tjetër? I vetëm nuk mund të bësh mrekulli. Nuk e kuptoj si mund të luash kështu... Kokën lart, më shumë nuk mund të bënte". Një mendim që në fakt, duke parë se Elma nuk është eksperte e taktikave, ngjan më tepër si një qendrim I vetë Ronaldos dhe ky është problem për Sarrin. Ronaldo është mësuar të ngrejë lart trofe e cdo humbje është vështirë të gëlltitet. Në fillim kundër Milan (ku humbi edhe një penallti) e pastaj kundër Napolit, fenomeni portugez ka tradhëtuar pritshmëritë me dy përfaqësime larg nga niveli që ka treguar gjithnjë. Së bashku me Sarri, në bankën e të akuzuarve është pikërisht kampioni e kur Mbreti sulmohet, familja i bëhet mburojë…

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI