Flash

Chelsea zyrtarizon Werner: ja shifrat me të cilat Abramovich dogji konkurencën

Lapsi.al 18 June 2020
Chelsea zyrtarizon Werner: ja shifrat me të cilat Abramovich dogji

Chelsea ka zyrtarizuar blerjen nga Leipzig të Timo Werner, duke djegur konkurencën e Liverpool e Manchester United. Sulmuesi gjerman do të zbarkojë në Londër në korrik, pas fundit të Bundesligës e nuk do të luajë kështu cerekfinalet e Champions League në gusht me skuadrën e Red Bull. Abramovich ka paguar klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 55 milionë euro e futbollisti ka firmosur një kontratë prej rreth 200mijë euro në javë deri në 2025.

Për gjermanin prolific, Abramovich nuk e mendoi dy herë, duke paguar për zgjidhjen e kontratës e duke e mbuluar me stërlina 24 vjecarin bomber, 32 gola e 13 asist në sezon. Lampard e kërkonte me ngulm Werner, për të kompletuar repartin që ka edhe Abraham e Giroud.

'Jam i lumtur që firmosa me Chelsea, jam shumë krenar që jam pjesë e këtij klubi të madh – janë fjalët e Werner në faqen zyrtare të klubit - . Natyrisht dua të falenderoj Leipzig, klubin e tifozët, për katër vjet fantastikë. Do të jenë gjithnjë në zemrën time. Mezi pres të vijë sezoni i ardhshëm me shokët e rinj të skuadrës, teknikun e ri e sigurisht tifozët e Chelsea. Së bashku kemi një të ardhme me suksese të mëdha përpara".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI