Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Raporti mbi aksidentin e Bryant, përgjegjësi të mëdha të pilotit: ja çfarë i ndodhi Zobayan

Lapsi.al 18 June 2020
Raporti mbi aksidentin e Bryant, përgjegjësi të mëdha

Nga raporti i fundit i publikuar nga National Transportation Security Board mbi aksidentin me helikopter mëngjesin e 26 janarit që shkaktoi vdekjen e Kobe Bryant, të bijës Gianna e 7 personave të tjerë, janë zbuluar një seri gabimesh nga piloti, Ara Zobayan, që humbi jetën gjithashtu gjatë përplasjes. E para mbi të gjitha se 50 vjecari, pilot ekspert i kompanisë vendosi të ngrihej në fluturim pavarësisht një mjegulle të dendur në zonë.

Mjeti që transportonte Bryant, të bijën e pasagjerët e tjerë në turneun e basket në Thousand Oaks, duhet të ngrihej në orën 9.45 por Bryant kërkoi të nisej më shpejt nga aeroporti John Wayne i Orange County për të ndjekur edhe ndeshje të tjera të kampionatit. Kështu, helikopteri fluturoi në 9.06 kur Zobayan i konsideroi kushtet atmosferike jo më të këqija në krahasim me ditët e mëparshme kur disa fluturime u anulluan.

Nga raporti zbulohet se Zobayan ishte i corientuar në komandë aq sa I komunikoi kullës së kontrollit se po ngjitej në 1220 metra lartësi kur ndërkohë shkonte drejt kodrës. "Gjatë dishezës finale piloti, duke iu përgjigjur një pyetje të kullës së kontrollit, ka thënë se po ngjitej në kuotë kur ndërkohë po zbriste – lexohet në raportin e Ntsb të gjatë 1700 faqe -. Kur një pilot është konfuz mbi lartësinë dhe shpejtësinë vuan nga iluzioni somatogravik".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI