Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Shënoi ndaj Buffon dhe bëri gjestin "Sus": "E kishte me pankinën e Juventus"

Lapsi.al 18 June 2020
Shënoi ndaj Buffon dhe bëri gjestin "Sus": "E kishte me
Buffon e kuptoi por nuk arriti të ndalojë penalltinë e Matteo Politano, i kapur nga telekamerat, feston duke vendosur gishtin para gojës për të bërë të heshtë dikë. Gjesti i sulmuesit gjatë llotarisë së penalltive në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus ka ndezur një rivalitet ekzistues, ndërsa për të hedhur benzinë mbi zjarr ka menduar menaxheri i ish-interistit, Davide Lippi: “Mendoj se e kishte me pankinën bardhezi që ka bërë disa komente mbi faktin se mund të gabonte penalltinë", ka deklaruar ai. "Jam i lumtur për Gattuso e qytetin për këtë triumf - ka shtuar më pas Lippi - Gattuso e Giuntoli e donin prej kohësh, Gattuso edhe tek Milan, e tani po punojnë për ambjentimin e Politanos, por jam i lumtur për atë që besoi tek ai. Matteo është një lojtar i rëndësishëm, nuk është kurrë e lehtë të ndryshosh skuadër gjatë sezonit prandaj them se Politanon e vërtetë nuk e keni parë ende, e di mirë cfarë mund të japë”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI