Flash

Barcelona kundër formatit të Champions e në ankth për stadiumin: "Shpresoj të luhet në Camp Nou"

Lapsi.al 18 June 2020
Barcelona kundër formatit të Champions e në ankth për

Fitorja e Kupës së Italisë nga ana e Napoli nuk ka kaluar pa vëmendje në Katalonjë ku Barcellona, pas 1-1 të vajtjes në 1/8 e Champions, do të presë në fillim të gushtit formacionin e Gattuso. "Nuk do të jetë e lehtë - ka komentuar tekniku blaugrana Quique Setien -, në sfidën kundër Juventus kanë bërë mirë". Selia e sfidës nuk është zyrtarizuar ende nga Uefa: "Shpresoj të mund të luaj në Camp Nou. Sidoqoftë formula e re i penalizon të gjithë".

Mund të luhet në fushë neutro, ashtu si final eight e zyrtarizuar nga Uefa me skuadrat që do të kualifikohen në cerekfinale, ose në Camp Nou me dyer të mbyllura, nuk është ende e qartë por formula e re për të përfunduar sezonin europian e studiuar nga Uefa nuk e bind Setien: "Ndeshja teke mendoj se është më e keqe për Barçan e për të gjitha skuadrat - ka komentuar trajneri -. Me dy ndeshje mund të rregullosh gjëra. Duam të gjithë të sfidë të dyfishtë, por rrethanat janë ato që janë. Shpresoj që kundër Napoli të luajmë këtu në Barcellona. Do ishte ndryshe nëse do të luanim në fushë neutrale e me dyer të mbyllura".

Me teknikun blaugrana është folur edhe për të ardhmen e Arthur. Mesfushori brazilian i intereson Juventus e Inter në Itali, por ka pretendentë në gjithë Europën. Barça nuk dëshiron ta shesë, por lojtari duket se po bën presion për shitjen në fund të sezonit: "Mua më intereson vetëm që djaloshi të jetë i përfshirë 100% në projektin tonë e mbi atë që po bëjmë. Arthur duhet të mendojë vetëm për ndeshjet që na mbeten të luajmë, pjesa tjetër nuk më intereson".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI