Flash

"Kush ka kaluar Covid lodhet më shumë": Ranieri e konsideron false vazhdimin e Serie A

Lapsi.al 19 June 2020
"Kush ka kaluar Covid lodhet më shumë": Ranieri e konsideron

Në kohën kur të gjithë presin rinisjen e Serie A, ka nga ata si Claudio Ranieri që mendojnë se asgjë nuk ka më vlerë në këtë pikë, për sa i përket rezultateve. “Do të jetë një kampionat i falsifikuar, anormal, por duhet të përfundojë për shkak të forcave madhore. Kështu, ta mbyllim e kaq, na presin dy muaj intensivë - ka thënë tekniku i Sampdorias -. E jona ishte një nga skuadrat më të goditura nga virusi: i shoh këta djem që e kanë më të vështirë se të tjerët të rikuperojnë, më parë nuk ishte kështu”.

Tekniku roman uron që tifozët të mund të kthehen sa më shpejt në stadium. “Të rifillojmë e të shohim cdo ndodhë, pa tifozë do të jetë e tmerrshme. Publiku në një ndeshje futbolli është gjithcka. Të kesh tifozët pranë do të ishte e rëndësishme për të arritur shpëtimin. Shpresoj që shpejt mund të kthehen: të luash me dyer të mbyllura është si një spektakël teatral pa publik. Pastaj ne kemi avantazhin të kemi një stadium si Marassi ku tifozët janë në kontakt me fushën e bëjnë të ndihet prezenca”.

Sampdorian e pret një përplasje e dyfishtë shumë e fortë: në fillim rikuperimi me Inter e pastaj Roma. "Kalendari është i fortë, nëse shkon mirë e fillojmë menjëherë në formë. Duhet të përballemi me këto dy ndeshje me shpirt pozitiv, duke e ditur se luajmë kundër dy skuadrave të blinduara. Inter mu duk mirë në Kupën e Italisë, krijoi shumë, bëri shumë presing, qarkulloi topin me shpejtësi. Gjeti përballë vetëm një Ospina fantastik. Roma e Fonsecas? Më pëlqen si lëviz në fushë, si bën presing".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI