Flash

Guardiola kundër racizmit, por në Spanjë i kujtojnë çfarë i tha Roberto Carlosit

Lapsi.al 19 June 2020
Guardiola kundër racizmit, por në Spanjë i kujtojnë

Pozicionimi i qartë kundër racizmit nga ana e Pep Guardiola janë dëgjuar jo pa polemika në Spanjë. Tekniku i Manchester City, duke folur për inisiativat e Premier League në mbështetje të lëvizjes 'Black Lives Matter', nuk kishte përdorur xhentilesë fjalësh për të thënë si e mendon: "Të bardhët duhet të kërkojnë ndjesë për mënyrën si i kanë trajtuar personat me ngjyrë në 400 vitet e fundit, më vjen turp nga ajo që të bardhët kanë bërë". Tifozët e media spanjolle, sidomos ata historikisht më pranë Real Madrid, kanë gjetur rastin për ti kujtuar katalanasit një episod të disa viteve më parë, kur pas një 'Clasico' sulmoi Roberto Carlos që ishte ankuar për koret raciste ndaj tij nga ana e tifozëve të Barças.

Cështja i përket 1997: në përfundim të një ndeshje mbrojtësi Brazilian denoncoi fyerjet që i erdhën nga shkallët e Camp Nou, duke shkaktuar reagimin e mesfushorit blaugrana. "Ky zotëria flet shumë", sulmoi Guardiola duke theksuar se si Roberto Carlos kishte pak muaj në Spanjë e për kaq nuk mund të akuzonte për racizëm katalanasit.

Tani që pozicioni i Pep duket i ndryshuar, të shumtë ishin ata që i kujtuan këtë kontradiktë. Madje edhe një ish-koleg si Santiago Canizares, i intervistuar nga Marca, e evidentoi: "Kur ishim në kombëtare flitej për politikë e Pep ishte i moderuar - ka thënë ai – Nuk e di sa ka ndryshuar në këtë aspekt. Më vjen keq kur e dëgjoj që flet kështu për Spanjën".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI