Flash

Ka lënë më shumë pikë se të gjithë me Luftëtarin: Martini me titullarë kundër bluezinjve

Lapsi.al 19 June 2020
Ka lënë më shumë pikë se të gjithë me

Teuta ka bërë ndoshta ndeshjen më të mirë të sezonit, në atë fitore kundër Tiranës kryesuese, por tani, pavarësisht se përballet me ekstremin e renditjes, nuk do të bëjë asnjë lëvizje në formacion: tregues i qartë se tekniku shkodran nuk kërkon të bëjë figurë të keqe që mund ti kompromentojë sezonin: "Nuk do të bëjmë rotacion, do jetë formacioni që luajti kundër Tiranës. Nëse shkon mirë ndeshja, atëherë mund të bëjmë ndryshime gjatë saj. Duhet të luajmë nga fillimi në fund, nuk ka vend për nënvlerësim dhe rotacion".

E qartë që referimi është në të kaluarën. Bregdetarët janë ata që kanë lënë më shumë pikë se të gjithë përballë bluezinjve, që i kanë rrëmbyer dy barazime, një prej të cilave në Niko Dovana durrsakëve, në tre përballjet e deritanishme. Ky është edhe motivi kryesor, përse Edi Martini për transfertën e Gjirokastrës kërkon përqendrimin maksimal: "Në çdo ndeshje futemi për të fituar. Me Luftëtarin e kemi detyrim fitoren, edhe për pozitat që ata kanë. E vlerësojmë maksimalisht si ndeshje dhe më vjen keq që kanë rënë nga kategoria. Do shkojmë atje të bëjmë detyrën tonë dhe të marrim pikët e plota”.

Durrsakët duhet të bëjnë pa Cyrbjen, ende i dëmtuar, por për Martinin kthehet Beqja. Prezenca në Europë është i objektivi i rëndësishëm për Teutën, që ka dy mundësi për ta arritur: kampionati e kupa. Megjithatë Martini i ka idetë e qarta, kërkon të sigurohet përmes kampionatit, në mënyrë që të luajë pa presion një trofe shumë të rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI