Flash

"Sherri me Pjanic është vetëm një sajesë": Sarri zbut konfliktin dhe mban shpresën tek CR7

Lapsi.al 21 June 2020
"Sherri me Pjanic është vetëm një sajesë":

Në vigjilje të ndeshjes me Bologna, Maurizio Sarri ka mohuar kategorikisht zërat sipas të cilave ka patur një diskutim të ndezur me Miralem Pjanic pas humbjes në finalen e Kupës së Italisë. "Ajo e zënkës sonë është një sajesë e madhe - ka shpjeguar tekniku i Juventus -. Pjanic është ndër tre lojtarët që kam aktivizuar më shumë, është një lojtar të cilit i qendroj shumë pranë e me të cilin duhet të ndryshoj dicka sepse ka një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën tonë".

Asnjë përplasje, sipas Sarrit që kthehet të flasë për Kupën e Italisë: "Zhgënjimi është i madh, është e rëndë të humbasësh një trofe por nuk mund të na masakrojnë për një objektiv të humbur: mendojmë për të ardhshmin e duam të kthejmë faqe". E ka vetëm një mënyrë: "Duhet të përmirësojmë kondicionin fizik e mental brenda 10 ditësh. Pas 60-70 ditësh ndalesë e 25 stërvitje të rëndë, nuk mund të jemi menjëherë në maksimum, kjo është një situatë e re dhe e vështirë" ka thënë tekniku për Sky.

Problemi i golit thërret në cështje Cristiano Ronaldo: "Folëm para Milanit e Napolit, e edhe dje biseduam gjatë. Nuk duhet të humbasë besimin tek vetja, brenda një jave do të kthehet lojtari fantastik që ishte. E sidoqoftë duhet të përmirësojmë nivelin e lojës, golat do të mbërrijnë si rrjedhojë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI