Flash

Kur humbet është faji i "palo arbitrit": Gjici i vërsulet Metës, por titullin Kukësi nuk e humbi në Laç

Lapsi.al 21 June 2020
Kur humbet është faji i "palo arbitrit": Gjici i

Është e vërtetë, humbja në Laç përballë ish-teknikut Cungu për Kukësin ngjan me dorzimin. 9 pikëshi është kthyeer në fuqi dhe Tirana është praktikisht kampione, pavarësisht ndeshjes direkte ende për tu luajtur. Disfata në Kurbin, shoqëruar me fitoren e bardhebluve me 10 lojtarë 3-0 kundër Vllaznisë, i ka dhënë fund shpresave të Bluve, edhe pse presidenti Gjici vazhdon të mos e pranojë, duke u kapur pas ndonjë episodi të kontestueshëm, që mund ti japë një arsye përse nuk u shpall kampion.

E sa herë humbet, numri 1 i Kukësit e ka gati alibinë: fajin e ka arbitri, këtë herë Kridens Meta, që nuk akordoi një penallti sipas Gjicit, edhe pse nëse arbitri do të ishte treguar më i kujdesshëm (sepse faulli ishte) do të kishte dhënë goditje dënimi jashtë zonës dhe jo penallti si pretendonte presidenti kuksian: “Palo arbitër. Nuk mund të sillesh kështu në një ndeshje. Jam shumë i zhgënjyer - ka thënë për Panorama Sport Gjici -. E panë të gjithë se çfarë bëri. Vetëm ai mund të mos japë një penallti aq të pastër. Ishte fare e papranueshme. Ndihemi të vjedhur. Skuadra e Kukësit, ne si drejtues dhe të gjithë tifozët kuksianë ndihen të vjedhur me atë që bëri Kridens Meta. Nëse jepte penalltinë, pastaj ndeshja mund të merrte rrjedhë tjetër. Të mos akordosh një penallti të tillë është thjesht skandaloze", ka thënë Gjici duke iu referuar episodit të minutës së 24 kur Adolf Turkaj shtyn Kristal Abazajn, që rrëzohet brenda zonës. Faulli ka nisur jashtë zonës e Meta nuk jep penallti, por as faull.

Në fakt, Kukësi titullin nuk e humbi në Lac, ashtu si presidenti kërkon ti ngarkojë peshën e fajit lojtarëve, trajnerit e kryesisht arbitrit. Kukësi ka lënë pikë dhe ka vuajtur me skuadra që nuk duheshin diskutuar, ndërsa me vendimin e drejtuesve luajtën ndeshjen në shtëpinë e tyre, kundër Tiranës rivale direkt, duke hapur për tifozët bardheblu shkallët e stadiumit, me ndeshjen që u kthye si në shtëpinë e Tiranës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI