Flash

Video/ Atalanta poker dedikuar Bergamos: Gjimshiti shënon në rikthimin e Serie A

Lapsi.al 21 June 2020
Video/ Atalanta poker dedikuar Bergamos: Gjimshiti shënon në rikthimin

Atalanta mposht 4-1 Sassuolo në sfidën e vlefshme për rikuperimin e e javës së 25 të Serie A e konsolidon vendin e katërt në klasifikim. Zikaltërve i mjaftoi pjesa e parë për ti sqaruar punët me kundërshtarët, falë golave të Gjimshiti, Zapata e autogolit rokamboleks të Bourabia. Në pjesën e dytë jeshilzinjtë tentuar të reagonin, por dygolëshi i kolumbianit blindoi rezultatin e largon përsëri Romën në - 6. Në minutën e 92' erdhi edhe goli nga goditja e dënimit e Bourabia, që nuk shmangu humbjen, por rregulloi ndërgjegjen.

Atalanta rifilloi duke i dhuruar bergamaskëve një fitore të parë e simbolikisht tepër të rëndësishme, që sjell në qytet gëzim pas muajsh të tërë vuajtjesh. Pavarësisht shkallëve bosh të Geëiss Stadium tifozët e provincës italiane që u godit më rëndë nga pandemia kanë mundur të festojnë me skuadrën e tyre, që ka rifilluar vrapin ekzaktësisht aty ku e kishte ndërprerë, me një fitore me goleadë, edhe pse me ritme larg nga ai në suksesin me Valencian. Për emilianët, skuadra e fundit që zbriti në fushë përpara lockdoën, një rifillim vërtetë tronditës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI