Flash

Video/ Derbi i zgjat kohën e festës Liverpool: Chelsea fiton me përmbysje, Newcastle dominon

Lapsi.al 21 June 2020
Video/ Derbi i zgjat kohën e festës Liverpool: Chelsea fiton me

Java e 30 e Premier League ka treguar se për Liverpool duhet ende kohë të shpallet kampion, pas barazimit pa gola në derbin me Everton. Konfirmimin për formën e mirë e ka dhënë Chelsea, që rrezikoi në shtëpinë e Aston Villa, por pastaj përmbysi gjithcka me një 2-1 që konsolidon vendin e katërt në klasifikim. Në ndeshjen tjetër, 3-0 i Newcastle ndaj Sheffield United.

EVERTON-LIVERPOOL 0-0

Përfundoi pa gola e me pak emocione derbi i Merseyside numër 236 mes Reds e Toffees. Një rezultat që vetëm në rastë të rralla, të përqendruara në fund, është vënë në diskutim e që vjen pas 90 minutash zhgënjyese në krahasim me pritshmëritë. Pavarësisht barazimit, Liverpool është i sigurtë në krye të klasifikimit, duke i cuar në 23 pikët e avantazhit ndaj Manchester City, i impenjuar të hënën kundër Burnley. Mbetet në mesin e renditjes Everton, që barazohet me Newcastle në kuotën e 38 pikëve, -6 nga zona Europiane.

ASTON VILLA-CHELSEA 1-2

Chelsea rifillon, pas ndalesës së gjatë, me tre pikë të rëndësishme në luftën për Champions, të cilat i mori falë një përmbysje që konfirmoi personalitetin e Blues. Londinezët diktuan një ritëm të lartë që në fillim, duke tentuar në të paktën tre raste portën e Nyland: Mount në të 21’, Kovacic në të 32’ me topin që gati i shpëtoi nga duart portierit e kohën vonesë të Loftus-Cheek në të 39’. Vetëm se në avantazh shkoi skuadra e Dean Smith, dy minuta para se skuadrat të zbrisnin në dhomat e zhveshjes. Lampard provoi të ndryshonte letrat në tavolinë me Barkley e Pulisic. Lëvizja është e duhura dhe në të 60’, kur pikërisht amerikani shfrytëzoi krosimin e Azpilicueta duke firmosur barazimin. Dy minuta më pas Blues kompletuan përmbysjen: këtë herë është Giroud që e dërgoi topin në rrjetë i ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i Hourihane. Fitorja i ka lejuar Chelsea të mbajë vendin e katërt me 51 pikë, +5 nga Manchester United e Wolverhampton.

NEWCASTLE UNITED-SHEFFIELD UNITED 3-0

Është një rinisje për tu harruar për Sheffield United: pas polemikave të së mërkurës për golin e padhënë kundër Aston Villa për një gabim të Goal-line Technology, skuadra e Chris Wilder gjeti në Newcastle një humbje të rëndë, e para në Premier League nga 21 janari. Dy skuadrat në fushë ruajtën ekuilibrin deri në të 50, kur John Egan, pengoi Joelinton duke marrë kartonin e dytë të verdhë. Magpies kishin nevojë për vetëm 4 minuta që të përfitonin: Matt Ritchie krosoi ulët drejt qendrës së zonës e Saint-Maximin nuk gaboi. Pavarësisht dy tenttativave të miqve, skuadra e Steve Bruce mbylli llogaritë mes 69’ e 79’, me dy golat e Ritchie e Joelinton. Në klasifikim Newcastle ngjitet në kuotën 38 pikë e largohet ndjeshëm nga zona e nxehtë, ndërsa Sheffield mbetet i shtati -2 nga vendi i pestë, me 44 pikë.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Newcastle United 3 - 0 Sheffield United

Aston Villa 1 - 2 Chelsea

Everton 0 - 0 Liverpool

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI