Flash

Litrari i Ku Klux Klan në garazhdin e pilotit të vetëm afroamerikan të Nascar

Lapsi.al 22 June 2020
Litrari i Ku Klux Klan në garazhdin e pilotit të vetëm

Një litar për të varurit, që kujton presionet e Ku Klux Klan është gjetur në garazhdin e cirkuitit Nascar në Talladega, të Alabamas, i destinuar për të vetmin pilot afroamerikan të kampionatit, Bubba Wallace. Organizatorët e garës, shumë popullore në jug të Shteteve të Bashkuara, kanë bërë denoncimin për "krim urrejtje". "Kemi hapur një hetim të menjëhershëm e do të bëjmë të pamundurën për të identifikuar përgjegjësit e ti përjashtojmë", kanë deklaruar.

Bubba Wallace, një pilot 26 vjecar shumë i impenjuar në luftën kundër pabarazive raciale në SHBA, ka mbështetur kohët e fundit vendimin e Nascar për të ndaluar flamurin e konfederatës, shumë e përhapur në Amerikë, por që mazhoranca e opinionit publik e lidh sot me racizmin e skllavërinë.

Piloti është shprehur në Twitter "jashtëzakonisht i trishtuar" për këtë "akt të shëmtuar racizmi". "Nuk do të më thyejnë", ka thënë ai. "Nuk do të dorëzohem kurrë", ka shtuar ai.

Gara e Nacar e të dielës në Talladega, që do të ishte e para e sezonit që do të mirëpriste publikun pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së Covid-19, është shtyrë për të hënën për shkak të stuhisë. Përpara shtyrjes, një avion me flamurin gjigant të konfederatës kishte fluturuar mbi cirkuit: një incident i dënuar ashpër nga organizatorët e garës.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI