Flash

Koronavirus i merr jetën lojtarit të vetëm që ka shënuar gol në Botëror për Irakun

Lapsi.al 22 June 2020
Koronavirus i merr jetën lojtarit të vetëm që ka

Ishte 56 vjec dhe ishte një legjendë e futbollit iraken: Ahmed Radhi ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve nga Koronavirus, pak orë pas transferimit me avion në Jordani. Prej një jave ishte shtruar në spitalin e Baghdad, pastaj të enjten e nxorrën përpara se të përkeqësohej në mënyrë fatale. Radhi ka qenë një nga shënuesit më të mirë të kombëtares së Irakut, e është i tij i vetmi gol që Iraku ka shënuar ne një Botëror: e shënoi në sfidën kundër Belgjikës në Kupën e Botës 1986. Udhëhoqi edhe Irakun në fitoren e Kupës së Gjirit në 1984 e në 1988, kur u zgjodh lojtari aziatik i vitit.

Në 2006 ishte larguar nga vendi për në Jordani pasi Komiteti olimpik kishte humbur pavarësinë e tij për shkak të dhunës sektare, por ishte kthyer në Irak një vit më pas për të provuar karrierën politike duke hyrë në parlament në vend të një deputeti të vrarë. Nuk ia doli të zgjidhet, megjithatë, as në 2014 e as në 2018 pasi kandidoi për Aleancën Kombëtare, një koalicion me figura shiite dhe suni. "Atlet dhe djal i pakrahasueshëm i Irakut", tha ministri i ri i sportit, Adnan Dirjal, gjithashtu një ish-futbollist. Për Ali al-Hussein, kreu i Shoqatës Jordaniane të Futbollit, bota ka humbur "një yll të sportit që ne e donim dhe ishim krenarë".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI