Flash

Chilavert provokon Maradonën: “Nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar Messi”

Lapsi.al 22 June 2020
Chilavert provokon Maradonën: “Nuk ka fituar as 1% të asaj

Maradona ka marrë gjithnjë vlerësimet e të gjithëve, duke lënë për Lionel Messi vetëm kritikat e tifozëve argjentinas, por ka nga ata që dalin hapur në mbrojtje të numrit 10 aktual të Albiceleste. Megjithatë këtë herë mbrojtja Pleshtit nuk i vjen nga një argjentinas, por nga Jose Luis Chilavert, ish-portieri historik i kombëtares së Paraguay. Duke folur për Marca, ish-mbrojtësi ekstrem ka bërë një krahasim mes dy argjentinasve më të fortë të të gjitha kohëve: Diego Armando Maradona e Lionel Messi.

Për Chilavert nuk ka dyshime se cili është lojtari më i mirë: “Messi është padyshim lojtari më i mirë i planetit”, ka pranuar pa asnjë dilemë ish-portieri. “Maradona nuk ka fituar as 1% të asaj që ka fituar Messi në karrierë. Argjentinasit duhet të falenderojnë Messi që zgjodhi Argjentinën si kombëtaren e tij e jo Spanjën. Është bukur ta shohësh të luajë”, ka përfunduar Chilavert.

Raporti mes paraguajanit e ish- Pibe de Oro ka qenë gjithnjë i trazuar që kur luanin kundër njëri tjetrit. Chilavert e ka pranuar vetë këtë gjë, kur kujtoi një episod në një ndeshje mes Velez e Boca Juniors: “Maradona më ka treguar mungesë respekti e unë iu përgjigja".

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI