Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Ish-presidenti i Parmës, që i la klubin Rezert Taçit, rrezikon gjashtë vjet burg

Lapsi.al 23 June 2020
Ish-presidenti i Parmës, që i la klubin Rezert Taçit, rrezikon

Gjashtë vjet burg për ish-presidentin, Tommaso Ghirardi e për ish- administratorin e deleguar, Pietro Leonardi, për falimentim mashtrues dhe krime të tjera pasurore. Këto janë kërkesat për dënimin më të rëndë të bëra nga ministri publik Paola Dal Monte, si pjesë e procesit në lidhje me falimentimin e Parma FC të vjetër.

Dënime më të vogla, nga 4 vjet e 6 muaj deri në 1 vit e 10 muaj, u kërkuan edhe për 13 të pandehurit e tjerë, administrator e drejtorë në detyrë ndër vite, të cilët vendosën të përfitojnë nga kjo lëvizje. Vendimi i shkallës së parë i Gjykatës së Parmës pritet të jepet deri në fund të korrikut.

Parma Fc u shpall e falimentuar në 13 Mars 2015 nga gjykata e qytetit emilian pas ngjarjes tragjikomike të kalimit të pronësisë nga Tommaso Ghirardi te magnati shqiptar Rezart Taci dhe së fundi në Giampaolo Manenti. Ky i fundit ishte gjithashtu i përfshirë në një aferë të kartave të kreditit të klonuara gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në krye të klubit të Parmas para rrëzimit.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI