Flash

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Video/ Foden çfarë talenti: City pesë gola Burnley dhe festë e shtyrë Liverpool

Lapsi.al 22 June 2020
Video/ Foden çfarë talenti: City pesë gola Burnley dhe

Liverpool ndal hapin dhe Manchester City shpejtoi të ngushtonte diferencën, nëse mund të quhet kështu, në 20 pikë, duke shtyrë festën titull të të kuqve edhe për pak. Citizens kanë shpartalluar 5-0 Burnley, duke mos e diskutuar në asnjë moment sfidën e duke u ngjitur tashmë në kuotën e 63 pikëve.

Guardiola me gjithë lëvizjet në formacion, nuk kishte humbur aspak forcën e të tijve dhe sidomos me shpejtësinë e Foden e Mahrez në krahë krijoi panik në prapavijën kundërshtare. Pikërisht i riu Foden hapi serinë e golave në minutën e 22, duke e bërë të pamundur rezistencën e mëtejshme të Burnley.

U kuptua qartë se nuk kishte më asnjë shans skuadra mike, kur në harkun e dy minutave pësoi dy gola. Mahrez bëri 2 - 0 në të 43' e akoma pa u trishtuar mirë Burnley për golin e pësuar, algjeriani shënoi të tretin në të 45', që vulosi fatet e ndeshjes.

Burnley nuk ishte asnjëherë në ndeshje dhe në të 51 pësoi edhe golin e katërt me autor D. Silva. Spanjolli, në sezonin e tij të fundit me fanellën e City vazhdon të impresionojë, ashtu si edhe Foden që kompletoi shuplakën dhe dygolëshin e tij personal në minutën e 63'.

Janë në lojë edhe 8 javë e 24 pikë dhe me 20 pikë mes Reds e Citizens dëshira e Guardiolës është të shtyjë sa më tepër festën e të besuarve të Klopp.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI