Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Djokovic e gruaja e tij pozitiv me Koronavirus: "Shpresoj mos kem komplikime"

Lapsi.al 23 June 2020
Djokovic e gruaja e tij pozitiv me Koronavirus: "Shpresoj mos kem

Covid-19 trondit botën e tenisit, me tre muaj vonesë nga sportet e tjera. Novak Djokovic, numeri 1 i botës, ka lajmëruar se është infektuar nga koronavirus. Pas pozitivitetit të Grigor Dimitrov, Borna Coric e Viktor Troicki ka mbërritur edhe lajmi për Nole, organizator i Adria Tour, turneu ekzibicionues i zhvilluar në Serbi e Kroaci mbushur me spektatorë e pa asnjë masë anti-infektim. Përvec tre lojtarëve, edhe Marco Panichi, preparatori fizik i Djokovic, e Kristijan Groh, trajneri i Dimitrov, kanë rezultuar pozitivë me virus, duke bërë që mbi turneun të ngrihet një stuhi e vërtetë kritikash.

Tani është rreziku që të zbulohet një vatër e vërtetë koronavirusi, duke qenë se Coric, Djokovic e lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe Marin Cilic, kanë luajtur basket me një skuadër lokale javën e kaluar e kanë postuar bashkë për foton. "Më vjen keq vërtetë për cdo dëm që mund të kem shkaktuar", ka thënë Coric, që ka nxitur të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të ti nënshtrohen kontrolleve.

POZITIVE EDHE GRUAJA

Edhe gruaja e Novak Djokovic, Jelena, ka rezultuar pozitive ndaj Koronavirus. Negativë ndërkohë fëmijët e ciftit. E ka bërë të ditur vetë tenisti serb në një komunikatë: "Kur mbërritëm në Beograd i jemi nënshtruar testeve - lexohet në komunikatë - I imi rezultoi pozitiv, ashtu si Jelena. Fëmijët tanë dolën negativë". Numri 1 i ranking Atp është tenisti i katërt që është infektuar me Covid-19 pasi ka marrë pjesë në turneun e bamirësisë Adria Tour, organizuar piëkrisht nga Nole. I ndaluar për shkak të vatrës së pandemisë, turneu i Zara ka shkaktuar polemika të forta për sjelljen e vetë Djokovic i cili, në vend të kryente menjëherë testin, ka preferuar të kthehej në Serbi.

DJOKOVIC: "MË VJEN KEQ"

"Organizuam një turne në një moment në të cilin forca e virus po zvogëlohej, duke besuar se ishin kushtet për ta bërë. Fatkeqësisht, virusi është ende dhe duhet të mësojmë të bashkëjetojmë. Më vjen shumë keq për cdo një nga këto raste. Shpresoj të mos ketë komplikime e që në fund të gjithë të jenë mirë". Kështu shkruan Novak Djokovic, që ka sqruar se do të qendrojë në izolim për 14 ditë e se cdo ti nënshtrohet një testi tjetër pas 5 ditësh.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI