Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Video/ Shikoni si e presin Bruno Sorianon tek Villareal: kapiteni zbret në fushë pas 1128 ditësh

Lapsi.al 23 June 2020
Video/ Shikoni si e presin Bruno Sorianon tek Villareal: kapiteni zbret në
Pas gati tre vjetësh, praktikisht 1128 ditësh, Bruno Soriano la pas momentin më të errët të karrierës së tij e është kthyer në fushë me fanellën e Villarreal. Njeriu simbol i Nëndetëses së verdhë, kapiteni i datëlindjes 1984 e rekordmeni i prezencave (418), është futur në fushë në minutën e 87 të sfidës kundër Sevilla përfunduar 2-2. Në fund të ndeshjes shokët i kanë rezervuar një standing ovation e një duartrokitje të gjatë e të ngrohtë. “Nuk di as cfarë të them, nuk luaj prej aq kohe sa nuk arrij të flas - ka pranuar ai për mikrofonët e Movistar LaLiga - Jam shumë i kënaqur në këtë moment. Kam punuar kaq gjatë e deri më sot kisha provuar të kthehesha pa arritur asnjëherë. Tani duhet të vazhdoj në këtë rrugë e të mundohem të ndihmoj sa më shumë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit”. Ndeshja e fundit zyrtare e tij është regjistruar në 21 maj 2017 kundër Valencia, java e fundit e Liga. Pastaj në korrik të atij viti nisi kalvari i tij i gjatë, me transpozicionin e tuberozitetit tibial anësor në këmbën e majtë. Ndalesa për këtë lloj operacioni është parashikuar tre muaj, por kapiteni i Villarreal vazhdoi të ndjente shqetësim e dy vjet më pas vendosi ti nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjike në tendinën e gjurit. Në 9 maj 2020 u bë rikthimi në grup, preludi i rikthimit të shumëpritur në fushë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI