Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Papa Francesco, letër Zanardit: "Historia jote një shembull, lutem për ty"

Lapsi.al 24 June 2020
Papa Francesco, letër Zanardit: "Historia jote një shembull,

"I dashur Alessandro, historia jote është një shembull se di mund të rinisësh pas një kufizimi të papritur". Nis kështu letra e Papa Francescos për Alex Zanardi, që i është besuar për publikim Gazzetta dello Sport. Papa ka drejtuar një lutje për kampionin paralimpik, simbol i dëshirës për të jetuar e për të luftuar, që është shtruar në poliklinikën Santa Maria në Scotte të Sienas nga 19 qershori pas aksidentit të pësuar me handbike në afërsi të Pienza, i përplasur me një kamion, ndërsa merrte pjesë në stafetën Objektivi tringjyrësh.

"Përmes sportit ka mësuar ta jetojë jetën si protagonist - vazhdon mesazhi i Papa Francescos - duke e bërë kufizimin e tij një leksion humanizmi. Faleminderit që i ke dhënë forcë atyre që e kishin humbur. Në këtë moment kaq të dhimbshëm ju jam pranë, lutem për ju dhe familjen tuaj. Që Zoti ju bekoftë e Shën Maria ju mbroftë. Vllazërisht".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI