Flash

Kuvendi miraton me 80 vota paketën, nga TVSH-ja 21% te dividendi 15% si ndryshojnë taksat

Pavarësisht se paketa e re fiskale hasi kundërshtime nga 16 Dhoma Tregtie dhe shoqata biznesi të cilët kërkuan rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen e zbatimit të tyre dhe më shumë konsultime përpara miratimit, Kuvendi i Shqipërisë miratoi  me 80 vota pro Paketën Fiskale 2027, e cila sjell ndryshime në pesë ligje që lidhen me […]

07:04

Kumbulla bardhekaltër, Tare blitz për të parakaluar Inter e Juve

Lapsi.al 25 June 2020
Kumbulla bardhekaltër, Tare blitz për të parakaluar Inter e Juve

E ardhmja e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, një prej zbulimeve të këtij edicioni të Serie A, po luan aktin final. Lazio po mundohet të bëjë goditjen me një lëvizje blitz, duke paraprirë konkurencën e Inter e Juventus. Presidenti Lotito e drejtori sportiv Igli Tare kanë takuar në Villa San Sebastiano presidentin e Veronës Maurizio Setti e drejtorin sportiv Tony D'Amico për të folur për mbrojtësin 20 vjecar e për të përgatitur operacionin. Një operacion i rëndësishëm, që do të sillte në Formello një nga lojtarët më të kërkuar në këtë sesion të merkatos si për moshën e re, ashtu edhe për atë që ka treguar në Serie A.

Në frontin Kumbulla, Lazio ka vendosur të kalojë në sulm, duke u munduar të djegë kohët e të gjithëve për të mbyllur sa më shpejt një operacion që koha e shndërron domosdoshmërisht në ankand. Për qendrorin e Hellas Inter ka vendosur në tavolinë 25 milionë euro plus bonus, por bardhekaltrit duken gati për ta përmirësuar ofertën. Flitet për rreth 20 milionë euro plùs disa lojtarë që pëlqehen nga Verona, mes të cilëve edhe Cristiano Lombardi, aktualisht në huazim tek Salernitana. Sipas të gjithë gjasave, Lazio e ka seriozisht për Kumbullën i fortë edhe në kartën e drejtorit sportiv shqiptar.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI