Flash

VAR shqiptar, nga divani i shtëpisë: ja si anulloi Jorgji penalltinë e Bylis

Lapsi.al 25 June 2020
VAR shqiptar, nga divani i shtëpisë: ja si anulloi Jorgji

Video Assitent Referee (VAR) është sistemi teknologjik në ndihmë të arbitrave, por në Shqipëri në pritje të vendosjes së tij (FSHF ka bërë të ditur se do të implementohet nga sezoni 2021-22) kanë vendosur për një sistem alternativ. Atë të variantit shqiptar ku vendimet merren nga divani i shtëpisë apo autobusi i transmetimit. Ka ndodhur pikërisht kështu në Korcë, në cerekfinalen e kthimit mes Skënderbeut e Bylis, ku Enea Jorgji pasi akordoi penalltinë e anulloi pasi dikush i foli në kufje, duke shpërthyer protestat e miqve.

Nuk ka dyshime që dikush ndërhyri për të anulluar vendimin, sepse Jorgji, një gjyqtar i FIFA-s e mori vendimin dhe asistenti nuk duhet të ketë pasur kundërshtim, duke qenë se u pozicionua menjëherë në vendin e tij për ekzekutimin e një 11 metërshi. Lojtarët gjithashtu ishin gati, deri kur dikush ndërhyri.

Alibia në këtë rast është gjyqtari i katërt, por është pa logjikë të mendosh që një zyrtar nga mesi i fushës të anulloi vendimin e atyre që ishin shumë më pranë aksionit dhe detyrimisht kanë patur fushë pamje më të mirë. E meqë jemi tek gjyqtari i katërt, është pikërisht Muskaj, ai që në shkurt bëri të njëjtën gjë, kundër të njëjtës skuadër: e pëson gjithnjë Bylis. Në ndeshjen në Adush Muca kundër Vllaznisë arbitri Orlando Kuka sinjalizoi penallti për prekje me dorë të topit (në fakt nuk ishte) e pastaj, me ndërhyrjen e asistentit dhe Muskajt që vraponte pasi kishte marrë sinjalizimin apo mesazhin e dikujt, penalltia u anullua.

Nuk është cështja nëse ishte apo jo penallti, si në Ballsh ashtu edhe në Korcë, por precedenti që po vendoset është i frikshëm: ky sistem shqiptar drejtësie godet kur duhet, kundër kujt duhet dhe në mënyrë konspirative. Si e tillë vetëm drejtësi nuk quhet...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI