Flash

Roma rrëmben lojtarin e Chelsea: akord dyvjecar me ish-sulmuesin e Barcelonës

Lapsi.al 25 June 2020
Roma rrëmben lojtarin e Chelsea: akord dyvjecar me ish-sulmuesin e

Goditje e re në sulm për Romën: akord i arritur me Pedro Rodriguez Ledesma, i njohur për të gjithë si Pedro, që në shtator do të vishet verdhekuq. Ish-lojtari i Barcelonës do të lirohet nga kontrata kur sezoni me Chelsea të ketë përfunduar, por ka firmosur një para-kontratë me Romën që parashikon një akord dyvjecar prej 3 milionë euro në vit plus bonus (3,5 në total). Në sulm, një mes Under e Kluivert është i destinuar të largohet.

Pedro kështu ka zgjedhur Romën pasi ka refuzuar në muajt e kaluar shumë oferta "ekzotike" nga Katari, nga skuadra e mikut Xavi, e nga MLS. Një goditje me kosto zero për Romën që do të lidhet me lojtarin për dy vjet me një opsion për të tretin.

Pedro do të jetë në dispozicion duke nisur nga shtatori, por numri i lartë i sulmuesve anësorë e bën të pashmangshme që dikush të largohet. Kluivert ka treg e mund të futet në operacionion për të blerë përfundimisht Mkhitaryan, ndërsa Under pëlqehet si në Itali ashtu dhe jashtë. Edhe Diego Perotti mund të largohet, por në këtë rast ofertat për momentin mungojnë.

Sulmuesi spanjoll, 33 vjec korrikun e ardhshëm, do ta mbyllë sezonin në Premier League me Chelsea në 31 korrik, por pastaj nuk do ta vazhdojë sezonin europian si pjesë e Blues në akord me shoqërinë londineze.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI