Flash

Ecclestone trondit F1 me deklaratën: "Shpesh të zinjtë janë më racistë se të bardhët"

Lapsi.al 26 June 2020
Ecclestone trondit F1 me deklaratën: "Shpesh të zinjtë

Ish-pronari i F1, Bernie Ecclestone, ka folur për racizmin në një intervistë për CNN, duke i bërë elozhe inisiativës së Lewis Hamilton. "Kjo fushatë që po bën për personat me ngjyrë është e mrekullueshme - ka thënë ai, edhe pse dyshon për efikasitetin - Do ti bëjë të mendojnë personat, që duhet të arsyetojnë mbi këtë gjë. Dikush mund të mendojë të njëjtën gjë për të bardhët. Në shumë raste të zinjte janë më racistë se të bardhët“.

Kampioni anglez është në vijën e parë për të luftuar padrejtësitë sociale e Liberty Media, shoqëria pronare e F1, është gati ta mbështesë me WeRaceAsOne, inisiativa e re e lindur për të luftuar kundër diversitetit. "Lewis është special. Eshtë shumë, shumë, shumë i talentuar si pilot e tani duket se është po kaq i talentuar edhe në oratori - ka shpjeguar 89 vjecari -. Kjo fushatë (me krijimin e 'Hamilton Commission', një task-force që do të ndihmojë të rritet diversiteti në industrinë e motorsport) që po bën për personat me ngjyrë është e mrekullueshme, po bën një punë të madhe qëi pëlqen njerëzve e për këtë e dëgjojnë".

Ecclestone dënon, nga ana tjetër, rrëzimin e statujave të personazheve të famshëm të akuzuar se kanë qenë racistë, skllavërues ose kolonizatorë, nga ana e mbështetësve të lëvizjes 'Black Lives Matter'. "Duhet të nisim të mësojmë barazinë në shkollë, në mënyrë që më pas të mos kenë nevojë të mendojnë për këto gjëra. Mendoj se është idiotësi të rrëzosh statujat. Duhet ti kishim lënë aty, që pastaj të conin fëmijët e shkollave ti shikonin e ti shpjegonin se cfarë kishin bërë këta persona, duke evidentuar edhe gjërat e gabuara“.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI