Flash

Ish-trajneri i Shqipërisë e ka me pronarët: “Roma më duket një mjegullnajë”

Lapsi.al 26 June 2020
Ish-trajneri i Shqipërisë e ka me pronarët: “Roma më

Christian Panucci është nga ata që lënë zemrën aty ku kanë punuar, por në këtë rast ish-tekniku i kombëtares së Shqipërisë nuk është kthyer të flasë për kuqezinjtë, por për Romën që në këtë moment po kalon një periudhë tranzicioni. Ish-mbrojtësi verdhekuq është ndalur në dy pikë kryesore: cështjet e shoqërisë dhe ndryshimi i mundshëm i pronësisë e për merkaton me ardhjen e Pedros.

Largimi i drejtorit sportiv nuk i ka pëlqyer Panuccit, që nuk ka hezituar ta quajë një mjegullnajë: "Po bëhet e padurueshme. Më duket një mjegullnajë situatë e brendshme, duke parë edhe largimin e Petrachi. Është një pronar që nuk vjen kurrë, nuk e di cfarë ndodh e ky është një problem i madh për një vend kërkues si Roma".

33 vjecët e Pedros nuk e kanë bërë aspak skeptik ish-teknikun e kombëtares: "Një lojtar i madh, e di se cfarë do të thotë të fitosh, cfarë do të thotë të stërvitesh për të fituar. Mund të ndihmojë shumë të rinjtë që ka Roma, është një blerje pozitive".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI