Flash

Inter nuk fal Skriniar: nuk ka ankimim, madje i vendosin gjobë

Lapsi.al 26 June 2020
Inter nuk fal Skriniar: nuk ka ankimim, madje i vendosin gjobë

Gjykatësi Sportiv ishte i qartë, Inter nuk do të vazhdojë me hapa të mëtejshëm kështu që Milan Skriniar do të mungojë zyrtarisht në Parma, Brescia e Bologna pas kartonit të kuq të marrë kundër Sassuolo, që u rënua nga fyerjet për arbitrin e mallkimi i bërë. Klubi zikaltër në fakt nuk do të ankimojë kundër dënimit të dhënë nga Gjykatësi Sportiv madje do ta gjobisë mbrojtësin me 10.000 euro si parashikon rregullorja e brendshme për sjellje të keqe të mbajtur në fushën e lojës.

Një zgjedhje që mbron grupin, duke parë kodin e sjelljes, e që do ti shërbejë si leksion Skriniar, lojtar gjithësesi korrekt si dëshmojnë vetëm 4 kartonat e kuq (dy direkte, dy për dy të verdha) në karrierë në 261 ndeshje të luajtura nga sezoni 2011/12.

E sigurtë se do të jetë një problem jo i vogël për Antonio Conte, edhe vetë i skualifikuar (por vetëm për një javë), drejt transfertës në Tardini: me D'Ambrosio e Godin jo në kushte përfekte fizike e Ranocchia që u pa në vështirësi kundër Sassuolo, në mbrojtje nuk mund të flitet për emergjencë, por as për qetësi. Duhet të jetë uruguajani që do të luajë krah De Vrij e Bastoni në linjën me tre.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI