Flash

Kampioni i botës, i izoluar në azil me Koronavirus: Argjentina në ankth për Bilardon

Lapsi.al 27 June 2020
Kampioni i botës, i izoluar në azil me Koronavirus: Argjentina në

Carlos Salvador Bilardo është infektuar me Koronavirus. Tekniku i Argjentinës kampione e botës në 1986 në Meksikë e nënkampione në 1990 në Itali, ka rezultuar pozitiv me Covid në një shtëpi për të moshuarit në Buenos Aires, ku banon. Gjendja e tij është stabël, sipas asaj që kanë bërë të ditur familjarët.

Bilardo, 82 vjecar, ka rezultuar pozitiv së bashku me 10 rezidentë të tjerë brenda strukturës. Sipas një të afërmi, i intervistuar nga Efe, ish-tekniku i Albiceleste është "në gjendje të mirë e pa simptoma". Ish-tekniku i Estudiantes de La Plata, Boca Juniors, Sevilla, Deportivo Cali e kombëtareve të Argjentinës, Kolumbisë e Libisë, nga 2007 vuan nga një sëmundje neurologjike të quajtur sindroma e Hakim Adams. Bilardo është izoluar bashkë me personat e tjerë të infektuar. Sipas fëmijëve ishte i izoluar që më parë në shtëpinë ku edhe kurohet e nuk i sheh të afërmit prej 100 ditësh, për shkak të karabntinës në zonën metropolitane të Buenos Aires.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Procesi Veliaj/ Ina Rama si limon i shtrydhur i mediave të rilindjes

Ish Prokurorja e Përgjithshme është gjendur krejt papritur një vorbullën e një goditje të iniciuar nga Erion Veliaj, duke u shndërruar në një efekt kolateral të përpjekjeve për të shpëtuar kryebashkiakun në detyrë të Tiranës permes delegjitimimit te Olsi Dados

16:48

Me sytë katër

PAPARAZZI