Flash

"Duhet të vdesësh nga Covid": kërcënim i tmerrshëm për Djokovic në muret e Splitit

Lapsi.al 27 June 2020
"Duhet të vdesësh nga Covid": kërcënim i

Nuk qetësohet stuhia mbi Novak Djokovic, pas organizimit të Adria Tour që ka shkaktuar një vatër të koronavirus. Pas polemikave, tani është radha e kërcënimeve me vdekje. Në një ndërtesë në një rrugë të Splitit, në Kroaci, është shfaqur mesazhi i shkruar me një spray blu: "Eshtë dëshira jonë që ti të vdesësh për këtë (Covid). Përshëndetje nga Spliti. Vdis, Zot. Vdis, Djokovic". Autoritetet lokale kanë fshirë menjëherë parrullën e policia ka hapur një hetim.

Janë ditë vërtetë të vështira për tenistin numër 1 në botë. I kritikuar nga kolegët e media, i fyer në rrjetet sociale e tani i kërcënuar me vdekje. Adria Tour, seria e turneve të organizuar në Ballkan me qëllim bamirësie, lindi me predispozitën më të mirë por shpejt u transformua në një vatër autentike për shkak të mungesës së garancive minimale të sigurisë shëndetësore kundër koronavirus, si maskat apo distancimi social.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI